SHBA nuk ndryshon qëndrim për taksën Foto: Koha / ilustrim

SHBA nuk ndryshon qëndrim për taksën

16 janar 2019 20:39

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se pozicioni amerikan nuk ka ndryshuar në lidhje me taksën ndaj mallrave serbe.

Në një përgjigje për KP, ambasada amerikane ka thënë se SHBA-ja ka kërkuar në vazhdimësi nga udhëheqësit e Kosovës që të pezullojnë menjëherë taksen për produktet serbe dhe ato të Bosnje e Hercegovinës.

“Pozicioni ynë mbi taksën nuk ka ndryshuar. SHBA-ja në vazhdimësi ka kërkuar nga udhëheqësia kosovare ta pezullojë menjëherë taksën për produktet serbe dhe ato të Bosnje e Hercegovinës. Ashtu siç kemi thënë edhe më parë, nuk shohim se Kosova përfiton diçka nga kjo masë. Fuqishëm bëjmë thirrje që të rishikohet fokusi thelbësorë i interesit të Kosovës - e që është e ardhmja evropiane dhe normalizimi i raporteve me Serbinë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane, raporton KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme