Arbëri

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Zvicrës të shqetësuar për shkeljen e parimit të OJQ-ve në ligjin e ri

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka takuar Organizata Joqeveritare në vend duke ndarë shqetësimin për shkeljen e parimit të OJQ-ve në Ligjin e ri për OJQ-të, që ishte miratuar më 7 nëntor të vitit 2018.

Në një njoftim nga KDI, thuhet se “transferimi i pasurisë së OJQ-ve në biznese private, praktikë korruptive e paprecedentë në Evropë e më gjerë, tek ne mundësohet përmes Ligjit për OJQ, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 7 nëntor 2018”.

“Mbi 250 OJQ, janë mobilizuar duke takuar partitë politike, grupet parlamentare, deputetë e përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare për të rikthyer dispozitat standarde të këtij ligji. Dispozita të cilat parandalojnë shpërdorimin e parave në mënyrë ligjore dhe rikthejnë parimin bazë të sektorit jo-qeveritar, e që është veprimi jo-fitimprurës”, thuhet më tej në njoftim.

Ngjashëm me ambasadorin gjerman, edhe ai zviceran Jean Hubert Lebet, ka garantuar OJQ-të se do të angazhohet në përkrahje të kërkesave të shoqërisë civile dhe parimeve ndërkombëtare.