SBASHKU-u paralajmëron se do të ketë masa të rrepta nëse ka presion ndaj grevistëve Foto: Driton Paçarada

SBASHKU-u paralajmëron se do të ketë masa të rrepta nëse ka presion ndaj grevistëve

16 January 2019 16:23

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj i ka kërkuar ministrit Shyqiri Bytyqi që të mos ju bëjë presion drejtorëve të drejtorive komunale që të ndërpritet greva. Sipas Jasharajt presionet ndaj punëtorëve të arsimit për ta anuluar grevën vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën dhe nuk do të ofrojnë asnjë zgjidhje.

Jasharaj i ka thënë Kohës Ditore se ministri Bytyqi i ka ftuar të mërkurën pasdite të gjithë drejtorët e DKA-vë që të largohen nga greva derisa e ka injoruar sindikatën duke mos e ftuar fare në takim.

“Neve nuk do të mund askush të na bind të tërhiqemi nga greva pa u realizuar kërkesat tona. I bëjë thirrje ministrit që të gjejë sa më parë një zgjidhje në realizimin e kërkesave tona e ti lërë presionet sepse ne jemi të vendosur që të mos e ndërpresim grevën”, ka theksuar Jasharaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme