Arbëri

Studentët i vënë pranga MASHT-it, akuzojnë ministrin për politizim të arsimit

Descriptive Text

Studentë nga të gjitha universitetet publike kanë zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ku kanë vendosur pranga në dyer të kësaj ministrie si dhe disa pankarta përmes së cilave i është kërkuar ministrit, Shyqiri Bytyqi, depolitizimi i sistemit arsimor.

Ata i kanë kërkuar ministrit që t’i largojë anëtarët e Nismës Socialdemokrate të punësuar në MASHT si dhe të emëruarit e partisë së tij në bordet e universiteteve publike.

Studentët po ashtu, kanë kërkuar përmirësim të kushteve në Universitetet publike.

Ata i kanë dhënë afat ministrit Bytyqi që deri muajin tjetër t’i realizojë kërkesat e tyre, në të kundërtën kanë paralajmëruar vazhdim të protestave/ Edona Kutleshi.

Image

Image