Arbëri

O’Connell bën thirrje që të zbardhet rasti i vrasjes së Ivanoviqit

Descriptive Text

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell ka thënë se familja e Oliver Ivanoviqit meriton drejtësi.

Sot bëhen një vit nga vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Për këtë rast, sot, ka reaguar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell.

Ambasadori thotë se pret nga autoritet e Kosovës të marrin masa serioze për të vendosur drejtësi mbi këtë rast.

“Është bërë një vit që kur Oliver Ivanoviq u vra. Familja e tij meriton drejtësi. Njerëzit meritojnë të jetojnë pa frikë nga dhuna, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike. Presim që autoritetet e Kosovës do të marrin masa serioze për të siguruar drejtësinë”, ka shkruar ai në Facebook.