Arbëri

Ekipi Negociator takohet në selinë e Nismës, presin Thaçin për dokumentet

Bashkëkryenegociatori Fatmir Limaj pas takimit të Ekipit Negociator në zyrën e Nismës në Kuvend, ka thënë se platforma e dialogut shumë shpejt do të jetë gati për Kuvend.

Delegacioni shtetëror, sipas Limajt, është duke vazhduar punimet dhe se shumë shpejt do të kenë dokumentet e presidentit Hashim Thaçi, transmeton KTV.

“Ekipa e tij është duke përgatitur [dokumentet] për të na dorëzuar neve. Është e rëndësishme që Kosova të ketë një zë të vetëm në këtë dialog dhe unë jam i sigurt se do ta kemi atë”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se nuk ka mandat të flasë nëse në dialog do të shtrohet çështja e kufijve/ Ardiana Thaçi.