Qeveria i liron nga taksa 100 për qind mallrat në vlerë 2.2 milionë euro Foto: Koha / ilustrim

Qeveria i liron nga taksa 100 për qind mallrat në vlerë 2.2 milionë euro

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 16 January 2019 07:05

Qeveria e Kosovës ka vendosur të martën që të heqë taksën 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe nga Bosnjë-Hercegovina që kishin hyrë në Kosovë, por që nuk i kishin të paguara taksat doganore në momentin kur ishte vendosur masa mbrojtëse për produktet me origjinë nga të dyja vendet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vlera e mallit të liruar është 2.189.041,95 euro.

Sikur taksa të mos iu hiqej, buxheti i shtetit do të mundë ta arkëtonte saktësisht këtë shumë. Por, me vendimin e ri, këto stoqe mallrash u nënshtrohen taksave të vjetra. Për pasojë, nga taksa do të përfitojë vetëm 470.746,88 euro.

E dhëna është nxjerrë nga një raport i Doganës së Kosovës, i hartuar me kërkesë të Qeverisë. Dokumenti, të cilin e ka siguruar edhe “Koha Ditore”, tregon statusin e mallrave nën regjimin e depove doganore, përkatësisht mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina që janë vendosur në këtë regjim doganor pas vendosjes së masave mbrojtëse në import.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme