Negociatat nuk sjellin rezultat, greva në arsim vazhdon Foto: Driton Paçarada

Negociatat nuk sjellin rezultat, greva në arsim vazhdon

Edona Kutleshi Edona Kutleshi 16 janar 2019 06:50

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) është e vendosur që të mos tërhiqet nga greva në arsim derisa në Projektligjin për paga koeficientet e punëtorëve të arsimit nuk ngrihen për 30 për qind, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë qëndrim e ka dhënë të martën kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Komisionit parlamentar për arsim ku është diskutuar për grevën në arsim.

Në këtë mbledhje ka qenë prezent edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, i cili i ka ftuar SBASHK-un që të gjejnë një zgjidhje e të tërhiqen nga greva.

Sipas kryetarit të SBASHK-ut, që nga muaji maj Sindikata ka shprehur shqetësime për Projektligjin për paga, por askush nuk e ka marrë mundin t’i dëgjojë kërkesat e tyre. Ai ka bërë të ditur se grevën do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim derisa nuk ka hapa konkretë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme