Nesër Bahtiri dorëzon peticionin për bashkim të Mitrovicës

Nesër Bahtiri dorëzon peticionin për bashkim të Mitrovicës

15 janar 2019 15:58

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nesër, e mërkurë më 16 janar, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Ai do të dorëzojë peticionin në tri institucionet e Kosovës, te Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti.

Në njoftim të komunës theksohet se peticionin e kanë nënshkruar 16594 vetë.

“Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, të mërkurën me datën 16.01.2019, në ora 09:30 do të dorëzoj peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucionet e Kosovës, tek Qeveria, Kuvendi, si dhe tek Presidenti, me ç’rast do të kërkoj nga institucionet përkatëse që të miratojnë këtë nismë të ndërmarrë nga vetë qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme