Haradinaj: Askush s’guxon të flasë për territorin në dialog me Serbinë

Haradinaj: Askush s’guxon të flasë për territorin në dialog me Serbinë

15 January 2019 14:15

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se askush nuk guxon të flasë për territorin e vendit në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se askush nuk guxon të ia falë asnjë copë tokë Serbisë dhe këtë ka thënë se do ta mbrojë edhe nëse e rrëzojnë nga qeveria, raporton KTV.

Në Akademinë përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Haradinaj ka thënë se taksa e vendosur për Serbinë është e drejtë para Zotit ndërsa ka shtuar se kritikat për të nuk janë nga miqtë ndërkombëtarë, por nga vendasit.

Edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se sovraniteti dhe integriteti territorial janë të paprekshëm.

Ai ka deklaruar se sfida e dialogut me Serbin kërkon bashkim të spektrit politik të Kosovës.

“Sovraniteti i shtetit, integriteti territorial dhe institucional janë vlera të shenjta për ne, prandaj edhe të paprekshme. Ne hyjmë në dialog për ta finalizuar shtetndërtimin ndërkombëtar të Kosovës, për ta marrë njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Veseli.

Ka theksuar se nuk kanë frikë Gjykata Speciale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme