Arbëri

Bahri Hyseni që s’kishte “kunkuru” në KOSTT, zgjedhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëri nga protagonistët e aferës së përgjimeve “Pronto”, Bahri Hyseni, është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ai ishte kandidati i vetëm në këtë garë që kishte konkurruar, raporton KTV.

Hyseni, para Këshillit Prokurorial, ka folur për prioritetet e tij, duke thënë se do të angazhohet në mbrojtjen e parimeve të drejtësisë dhe pavarësinë e sistemit prokurorial.

Hyseni do ta pasojë Blerim Isufajn, të cilit i përfundoi mandati.

Bahri Hyseni ka qenë prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Në një bisedë të përgjuar telefonike të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në aferën “Pronto” flitej se si Hyseni duhej të emërohej në bordin e KOSTT-it, por që ky i fundit thoshte se nuk kishte “konkurruar” për këtë pozitë.