Rakiq: Serbët e shqiptarët nuk kanë bashkëpunuar kurrë

Rakiq: Serbët e shqiptarët nuk kanë bashkëpunuar kurrë

14 janar 2019 14:58

Bashkëpunimi ndërmjet serbëve e shqiptarëve nuk ka ekzistuar kurrë në kuptimin e plotë të kësaj fjale, ka thënë kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq.

“Bashkëpunimi ndoshta ekziston në letër, por jo edhe në praktikë”, citon “blic” të ketë thënë ai.

I pyetur nëse ka miq shqiptarë, Rakiq është përgjigjur: Miq shqiptarë nuk kam, të njohur kam.

Ai ka përsëritur se pa shtetin e Serbisë jeta e serbëve në Kosovë është e pamundur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme