Presidenti Meta i reagon kryeministrit Rama: Jo më shtet fals!

Presidenti Meta i reagon kryeministrit Rama: Jo më shtet fals!

14 January 2019 14:57

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të marrë edhe postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Në një mesazh Presidenti Meta shprehet: “Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE.

Shqipëria e para!”.

Kryeministri Rama njoftoj paraditen e sotme pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së se: ”Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”.

Në këtë mënyrë, kryeministri Edi Rama ka vendosur të zgjidhë krizën institucionale që prodhoi vet duke propozuar një kandidaturë të papërshtatshme dhe të paligjshme për në postin e ministrit të Jashtëm. Gjatë javës që lamë pas, kreu i shtetit refuzoi dekretimin e emrit të Gent Cakajt, i propozuar nga Rama me argumente që lidheshin me mungesën e certifikatës së sigurisë, mungesën e përvojës në diplomaci, si dhe disa qëndrimeve të kandidatit që binin ndesh me interesat kombëtarë të Shqipërisë në politikën e jashtme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme