Ruajtja e interesave në Kosovë, prioritet i Serbisë për vitin 2019 Foto: Koha

Ruajtja e interesave në Kosovë, prioritet i Serbisë për vitin 2019

14 January 2019 14:40

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se dy prioritetet më të rëndësishme për Serbinë në vitin 2019 janë ruajtja e interesave të Serbisë në Kosovë dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, transmeton Koha.net.

"Nuk do të heqim dorë nga përkushtimi ynë dialogut dhe përcaktimit për kompromis për të gjetur zgjidhje afatgjate dhe stabile”, citon agjencia serbe e lajmeve beta të ketë thënë Daçiq.

Ai ka falënderuar shtetet që, siç ka thënë, kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës dhe ato që nuk kanë votuar për anëtarësimin e saj në Interpol.

"Ne jemi për dialog me Kosovën, por në çdo akt të saj, do të reagojmë fuqimisht për t’i mbrojtur interesat tona. Ashtu do të kishit bërë edhe ju”, u ka thënë ai anëtarëve korit të huaj diplomatik në Beograd.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme