Tahiri: Me Kodin e ri të Procedurës Penale do të luftohet edhe më shumë korrupsioni Foto: Koha

Tahiri: Me Kodin e ri të Procedurës Penale do të luftohet edhe më shumë korrupsioni

14 January 2019 13:20

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka lavdëruar draft Kodin e Procedurës Penale.

Gjatë një prezantimi para mediave ai është ndalur sidomos tek koha e paraparë për hetimin penal, përderisa me Kodin aktual pas nxjerrjes së aktvendimit për fillimin e hetimeve është dy vjet me mundësi të zgjatjes së hetimit për 6 muaj me urdhër të gjykatës me Kodin e ri, afati mund të zgjatet për 2 vite, raporton Koha Ditore.

“Nenet e tyre janë hartuar dhe reformuar me procedurën më të mirë ligjore dhe gjyqësore evropiane. Është i harmonizuar me 12 kodet e Bashkimit Evropian”, tha Tahiri.

Tutje, ai tha se me këtë Kod po rritet efikasiteti në luftën kundër korrupsionit.

“Me këtë kod ne po rrisim efikasitetin në luftën kundër Korrupsionit, pavarësisht se kush është i akuzuar. Me ndryshimet e bëra hedhja e kallëzimeve penale do të bëhet vetëm më shkrim”, tha tutje, raporton KTV.

Gjithashtu tha se me ndryshimet e bëra në Kod do të mundësohet gjykimi në mungesë dhe kjo do të vlejë për të gjitha rastet duke përfshirë edhe krimet e luftës.

Ai më herët pati thënë se ky draft me të gjitha analizat që i janë bërë paraqet draftin e konsoliduar. Sipas tij, ky kod i ri do t’iu mundësojë gjyqtarëve të jenë të pamëshirshëm në ushtrimin e punës së tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme