Arbëri

Bahri Hyseni kryesues i ri i KPK-së

Bahri Hyseni është kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ai ka marrë 10 vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Koha Ditore.

Në një fjalim para KPK-së, Bahri Hyseni ka folur për prioritetet e tij nëse merr besimin e anëtarëve të KPK-së.

Hyseni ishte kandidati i vetëm në garë. Ai po e pason Blerim Isufaj të cilit i përfundon mandati sot.

Hyseni në opinion është bërë i njohur nga afera ‘Pronto’.

Koha Ditore pati raportuar se Blerim Isufaj vetëm deri nesër, datë 15 janar, do të jetë në krye të institucionit më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Lexo edhe: Nisin “pazaret” dhe lobimet për pozita në sistemin prokurorial

Pas disa javësh pritet që të hapet konkursi edhe për Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale.