Në pjesët e ulëta të Shqipërisë shi, në ato malore borë

Në pjesët e ulëta të Shqipërisë shi, në ato malore borë

14 janar 2019 08:57

Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë territorin e Shqipërisë me intervale kthjellimesh prej orëve të vona të mbrëmjes.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në pjesën bregdetare priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Në zonat kodrinore-malore priten reshje dëbore të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar. Po ashtu, do të ketë mjegull në orët e mëngjesit.

Ngrica të forta paralajmërohen në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale.

Era do të fryjë me drejtim lindje-jugperëndim 1-10m/sek dhe deti do të ketë një valëzim të forcës 1 dhe 2 me lartësi vale deri 1.5 metër.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme