Taksa 100%, Simiqi thotë se gjendja e serbëve në Kosovë po vështirësohet çdo ditë e më shumë

Taksa 100%, Simiqi thotë se gjendja e serbëve në Kosovë po vështirësohet çdo ditë e më shumë

12 January 2019 18:02

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se pas rreth dy muajsh që kur është ngritur taksa në 100 për qind për mallrat serbe nga Qeveria e Kosovës, gjendja është vazhdimisht e më e rëndë.

Sipas tij, Qeveria në Prishtinë është e gatshme për gjithçka në mënyrë që t’i detyrojë serbët të largohen nga territori i Kosovës.

“Autoritetet në Prishtinë nuk kanë zgjedhur mënyrë që t’ua vështirësojnë jetën serbëve në territorin e Kosovës e Metohisë. Ata kanë ngritur taksën, që në terren nënkupton bllokadë të shpërndarjes së prodhimeve serbe në Kosovë e Metohi, dhe kjo tregon se ata janë ndalen ndaj asgjëje, se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka... Nëse kjo nënkupton vështirësim dhe përkeqësim të jetës për serbët në KeM, të cilët këtu kanë qëndruar nën bomba, kërcënime e presione, ata presin që këto sanksione ekonomike të nënkuptojnë tërheqje të serbëve nga territori i Kosovës e Metohisë”, ka thënë Simiqi për “Radio Beogradin”, transmeton Koha.net.

Ai ka paralajmëruar se gjendja është çdo ditë e më e vështirë.

Simiqi kujton se ministrat e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje më 27 mars të vitit të kaluar, kur, siç thotë ai, është kryer sulmi brutal ndaj drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ndërsa deputetët e Listës Serbe janë larguar nga momenti kur Qeveria e Kosovës ngriti taksën në 100 për qind.

Megjithatë, ai bën thirrje për qetësi e përmbajtje, ndërsa nga bashkësia ndërkombëtare kërkon respektim të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kemi 21/02/2019 15:37

Taksa është shum me vend por problemi qëndron tek biznesmenët të cilët jan vllazrue me serbët,pastaj në Serbi brenda një viti do të mbesin pa punë me mijra njerz si dhe humbjen e devizave për Import që iu nevojiten nga jashtsepse Serbi vetëm nga Kosova i siguron DEVIZAT.Me qenë Kosovarët Atdhedashës shum leht e kan -e heq TAKSEN por nuk blen asgjë prej tyre dhe nuk ka çka të bën askush.

Shto koment

Të ngjashme