Lushtaku e Mustafa nesër udhëtojnë për në Hagë me linjë të rregullt ajrore Foto: Koha / ilustrim

Lushtaku e Mustafa nesër udhëtojnë për në Hagë me linjë të rregullt ajrore

12 janar 2019 17:02

Dy ish-komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa Remi do të udhëtojnë nesër për në Gjykatën Speciale.

Avokati i Lushtakut dhe Mustafës, Arianit Koci, ka konfirmuar për Koha.net se nesër do të udhëtojë bashkë me klientët e tij për në Hagë, me ftesë të Gjykatës Speciale.

“Nesër do të udhëtojmë së bashku me klientët e mi, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën për në Hagë. Do të shkojmë me linjë të rregullt ajrore, e jo me linjë private siç është raportuar më parë. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Koci.

Ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për t’iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale. Edhe ish-ushtarëve tjerë të UÇK-së u janë dërguar ftesa nga Specialja për t'u paraqitur, ose si dëshmitarë ose si të dyshuar. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agron15/01/2019 11:31

Per hajer ju qofte 'haxhilleku'! Urimi per kete dihet: Mos i kthefshin!

Shto koment

Të ngjashme