Ramadani thotë se Haradinaj s’ka nevojë për udhëzimet e Mustafës sepse do të dështonte

Ramadani thotë se Haradinaj s’ka nevojë për udhëzimet e Mustafës sepse do të dështonte

12 janar 2019 12:44

Sot kryetari i LDK-së, e ish-kryeministri Isa Mustafa, ka bërë një krahasim mes kabinetit të tij sa ka qenë në krye të ekzekutivit dhe atij aktual, që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Për këtë ka reaguar zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani.

Mustafa krahason numrin e ish-kabinetit të tij me atë të Haradinajt

Lexoni reagimin e tij:

Paramendojeni ish-kryeministrin Mustafa sikurse të kishte thënë, ndër të tjera edhe këto 7 të vërteta:

- Qeveria ime ka bërë Kosovën me Ushtri

- Qeveria ime i ka kthyer dinjitetin Kosovës, duke i vendosur tarifën mallrave të Serbisë, përkatësisht duke bërë Serbinë të paguaj për agresivitetin e vet,

- Qeveria ime e ka bërë Prishtinën me Ligj të veçantë, duke proceduar dhe miratuar në Kuvend,

- Qeveria ime i ka paguar borxhet Policëve

- Qeveria ime i ka paguar borxhet zjarrëfikësve

- Qeveria ime ka themeluar Parkun Inovativ Gjerman

- Qeveria ime ka themeluar Zonën Ekonomike Amerikane.

Ah, ndjesë, këto po t'i thoshte atëherë është duke folur për Kryeministrin Haradinaj.

Sikurse paska thënë vet "nuk është e imja ta udhëzoj Kryeministrin", kjo e sqaron saktë:

Pra, Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme