Mustafa jep sinjale për mbështetjen e “korrigjimit të kufijve”

Mustafa jep sinjale për mbështetjen e “korrigjimit të kufijve”

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 12 janar 2019 07:40

Institucionet e Kosovës kanë marrë të premten mbështetjen e Lidhjes Demokratike (LDK), subjekt ky kryesor në opozitë, për ta përfaqësuar vendin në fazën finale të dialogut me Serbinë. Madje, nga ajo është lënë e hapur mundësia për ta mbështetur edhe një zgjidhje që do të prekte kufijtë, shkruan sot Koha Ditore.

Në praninë e kryetarëve të të gjitha degëve të LDK-së, qëndrimet i ka shprehur Isa Mustafa, kryetar i kësaj partie.

“E kemi vlerësuar letrën e presidentit Trump dhe mobilizimin e gjithë institucioneve të Republikës së Kosovës që procesi i dialogut të shkojë karshi angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)”, ka thënë Mustafa. “S’mund të krekosemi që ne tash i kemi do parime më të mëdha se SHBA-ja sa i përket Kosovës”.

Krahas kësaj, kreu i LDK-së ka theksuar se SHBA-ja e ka bërë shtet Kosovën dhe se pa mbështetjen e saj sot vendi do të kishte më shumë se një milion refugjatë.

E zyrtarë të lartë amerikanë, prej kohësh, janë deklaruar të përkrahin secilën zgjidhje për të cilën autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë merren vesh. [Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore]

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme