Shtatë muaj deri në parashkrimin e lëndës ndaj 27 aktivistëve të LVV-së

Shtatë muaj deri në parashkrimin e lëndës ndaj 27 aktivistëve të LVV-së

Dardane Neziri Dardane Neziri 12 January 2019 06:30

Shtatë muaj kanë mbetur para parashkrimit të procesit gjyqësor ndaj 27 aktivistëve dhe ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për djegien e veturave të EULEX-it në vitin 2009, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykimi ndaj tyre ka filluar para katër vjetësh, por brenda kësaj periudhe janë zhvilluar vetëm dy seanca gjyqësore. Për tre vjet nuk është caktuar më asnjë seancë e re.

Gjasat për një verdikt final janë minimale. Së pari, për shkak se, sipas zyrtarëve të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ende nuk kanë arritur t`i sigurojnë nga Policia e Kosovës as adresat e të akuzuarve, në mënyrë që t`ua dërgojnë ftesat për seancë.

Po ashtu, është ndërruar trupi gjykues, që nënkupton se i tërë procesi është kthyer në pikën “zero”. Ndërkaq për t`i ikur parashkrimit, lënda duhet t`i kalojë tri shkallët e gjykatave. [Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore]

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme