Haradinaj bënë homazhe te varri i Rugovës

Haradinaj bënë homazhe te varri i Rugovës

11 janar 2019 12:37

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, ndërsa ka takuar edhe familjen e tij në këtë fillimvit.

“Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit. Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, njofton Haradinaj në facebook.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme