Beqiri: Shpresojmë që ky të jetë viti i zbulimit të dorasit të Enver Malokut

Beqiri: Shpresojmë që ky të jetë viti i zbulimit të dorasit të Enver Malokut

11 January 2019 10:49

Në 20 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te përmendorja e tij në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar që rasti i Malokut të zbardhet, dhe të dihet dorasi, trasnmeton kp.

"Sot po bëhen 20 vite të vrasjes të veprimtarit, intelektualit, gazetarit. Jeta e tij ka një mesazh të veçantë, sidomos në kohën sa punoi në QIK. Rasti i Enver Malokut duhet të zbulohet, të zbulohen kriminelët. Ne ende nuk kemi informata se kush janë dorasit e Enver Malokut. Shpresojmë që ky do të jetë viti i zbulimit të dorasit", tha Beqiri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme