Sipas Paskal Milos, Genti Cakaj i ka dorëzuar dorëheqjen Ramës

Sipas Paskal Milos, Genti Cakaj i ka dorëzuar dorëheqjen Ramës

11 January 2019 10:48

Historiani Paskal Milo gjatë një debati në TV në OraNews tha se Gent Cakaj i ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Edi Rama.

"Unë personalisht, me gjithë respektin që kam për ministrin Ditmir Bushati, mendoj që vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria është përfundimtar. Besoj që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Sa i përket zëvendësimit të Bushatit, unë do t'ju them që opsionet mund të jenë dy-tre. Me sa jam në dijeni Cakaj i ka dorëzuar sot (bëhet fjalë për datën 10 janar - sqarim ynë) dorëheqjen kryeministrit. Dorëheqja, sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur Cakaj do mbesë në pozitën e zv/ministrit të Jashtëm.

Unë mendoj se janë disa variante të njohura të qeverive nga vitet e mëparshme. Një variant mund të jetë varianti grek i Cipras që Rama të bëhet edhe ministër i Jashtëm. Varianti i dytë mund të jetë një propozim i ri i kryeministrit për ministër të Jashtëm. Duke njohur vullnetin dhe tipin e kryeministrit Rama, besoj se ai do të përpiqet të bëjë një zgjedhje sui-generis që e ka pasur mendje si plan B që nga momenti kur Presidenti e shtyu dekretimin e shkarkimit të Bushatit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme