Babalja arratiset nga Kosova, kërkon azil në Belgjikë

Babalja arratiset nga Kosova, kërkon azil në Belgjikë

11 janar 2019 10:44

I kontaktuar nga Report Tv, avokati kosovar i Veliut njohur si Babalja shprehet se klienti i tij ka shkuar në Bruksel duke treguar edhe itinerarin e tij nga Kosova për t'ju bashkuar familjes.

Pasi u arratis në Kosovë ku kërkoi për disa javë azil poltik, Albert Veliu njohur si Babalja i cili regjistroi një audiopërgjim me Agron (Geron) Xhafën, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për trafikimin e një sasie droge përfundon në Belgjikë. Ky fakt konfirmohet për Report tv nga avokati i tij Tom Gashi.

Avokati kosovar i Veliut njohur si Babalja shprehet se klienti i tij ka shkuar në Bruksel duke treguar edhe itinerarin e tij për t'iu bashkuar familjes.

"Më 19 dhjetor ka arritur në Hungari. Aty është ndalur deri më datë 27 dhjetor dhe më pas është lejuar që t’i bashkohet familjes së tij në Belgjikë. Unë jam njoftuar nga ai vetëm kur kam arritur në Bruksel. Dhe e kam ditur që është arrestuar në Hungari paraprakisht. Është larguar në rrugë që atij i janë dukur më të mira. Familja e tij ndodhej me muaj të tërë atje. Veliu është lejuar që t’i bashkohet familjes së tij dhe më 27 dhjetor është në Bruksel. Ka kërkuar azil politik atje. Pasi është sistemuar atje, ai thjesht më ka telefonuar dhe më ka falënderuar për punën e mirë që kam bërë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Ka deklaruar se dokumentacioni i prokurorisë dhe i policisë së Kosovës e ka ndihmuar shumë në proceduarat e kërkimit të azilit dhe është vërtetuar se në Kosovë ai juridikisht nuk ka qenë i sigurt. Unë besoj që autoritetet e Shqipërisë do të kërkojnë që ta kthejnë në Shqipëri për t’u përballur me akuzat e pretenduara ndaj veprimeve të veta apo të problemeve të sistemit. Sidoqoftë ky rast është bërë tepër i madh për shkak të implikimit të personave të caktuar dhe të implikimit të partive në Shqipëri."

Albert Veliu është vënë në hetim nga autoritet shqiptare pasi dyshohet se krijuan përgjimin e rremë ku përfshihej vëllai i ish-ministrit Xhafaj. Për këtë "audiopërgjim" në burg qëndron Fredi Alizoti ndërsa në gjendje të lirë hetohet gazetari Jetmir Olldashi.

Fillimisht kjo dosje u hetua nga Krimet e Rënda ndërsa më pas u transferua tek Gjykata e Tiranës, ndërsa Albert Veliu fillimisht u arratis në Kosovë, ku edhe kërkoi azil politik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme