Arbëri

AKPM-ja udhëhiqet jashtëligjshëm me ushtrues detyre

Agjencia Kosovare për Produkte Mjekësore ka më shumë se katër muaj që është duke u udhëhequr me ushtrues detyre. Edhe pse ligji e parasheh që pozita e ushtruesit të detyrës zgjat vetëm tre muaj pas emërimit në këtë pozitë, Arian Ahmeti, që nga 18 shtatori i vitit të kaluar, është duke e vazhduar këtë funksion në AKPM, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon të mos hapë konkurs për këtë pozitë. Këtë gjë ata po e arsyetojnë me “vëllimin” e madh të punës që ka pasur kjo ministri në vitin që lamë pas.

“Konkursi për drejtor të AKPM-së nuk është hapur ende për shkak se në fund të vitit të kaluar ka pasur ngjarje të shumta me të cilat jemi marrë si Ministri e Shëndetësisë. Kemi pritur për një moment më të përshtatshëm për hapjen e këtij konkursi në AKPM”, ka thënë këshilltari për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Albatrit Matoshi.(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)