Arbëri

Gjykata e Apelit thotë se më 2018 përfunduan 2 mijë lëndë më shumë se një vit më parë

Më shumë se 13 mijë lëndë të përfunduara nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë bërë që viti 2018 të cilësohet si vit i suksesit për këtë gjykatë.

Për herë të parë në histori të kësaj gjykate, numri i lëndëve të zgjidhura është më i madh se numri i lëndëve të mbetura për vitin vijues, raporton KTV.

E, derisa gjyqtarët e Apelit arritën t’i kryenin të gjitha lëndët e shënjestruara, Apeli në punë pati edhe 125 lëndë të korrupsionit.

Kjo gjykatë ka marrë vendim që lëndët e komunave me shumicë serbe të gjykohen në Prishtinë nga Gjykata e Apelit, e jo si divizion në Mitrovicë.

Kjo gjykatë këtë vit, për herë të parë, ka publikuar emrat dhe numrin e lëndëve që secili gjyqtar ka arritur t’i përfundojë.