Meta përsërit: Sa të jem president, integriteti territorial i Kosovës nuk diskutohet

Meta përsërit: Sa të jem president, integriteti territorial i Kosovës nuk diskutohet

10 January 2019 17:44

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përsëritur qëndrimin e tij se integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm për shtetin shqiptar, sa ai të vazhdojë të jetë president i vendit.

Të enjten në mesditë Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakaj për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, për shkak të qëndrimit të tij pro korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Këtë vendim, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e cilësoi të turpshëm.

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, ka shkruar Meta në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kemi17/01/2019 10:51

Të lumt zotri President I.Meta Shum mirë keni bë që nuk e keni dekretu zotri G.Cakaj.Si nuk po iu vie TURP zotri Ramës edhe zotri Thaçit kur ata flasin për bashkim Kombtar e në anën tjeter punojn në FAVOR TË SERBISË.Zotri Meta të dëshëroj shëndet dhe vazhdo me shumicën Shqiptare për bashkim Kombtarë ne jemi me JU.

Shto koment

Të ngjashme