Arbëri

OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale është e njëanshme, nuk gjykon krimet e Serbisë

Foto: Koha / ilustrim

Kryesia e OVL e UÇK-së rithekson se Gjykata Speciale është një e padrejtë që i ka ardhur Kosovës, pasi është e njëanshme dhe nuk i gjykon krimet e shkaktuara nga Serbia pushtuese, si dhe duke marrë për bazë se shumë vite pas luftës drejtësia ndërkombëtare përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne si OVL UÇK, kemi kërkuar vazhdimisht që të krijohet Gjykatë Speciale vendore, e cila do t’i ndiqte të gjitha krimet që janë shkaktuar në Kosovë, sepse përsëri e themi se nuk jemi kundër drejtësisë, por konsiderojmë se nuk po ndiqen krimet”, thuhet në një komunikatë për media pas mbledhjes së Kryesisë së OVL UÇK-së, ku u diskutua edhe rreth Gjykatës Speciale.

OVL UÇK bën me dije se do të përcjellë me vëmendje situatën dhe reagimet do t’i bëjë në përputhje me zhvillimet.