Rikallo nënshkruan marrëveshje me “Gen Vet” për përmirësimin racor të gjedheve

Rikallo nënshkruan marrëveshje me “Gen Vet” për përmirësimin racor të gjedheve

09 January 2019 13:47

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën për përmirësimin racor të gjedheve “Gen Vet”, me qëllim të rritjes së potencialeve të kësaj shoqate.

Ai tha se përmes kësaj marrëveshjeje, Ministria e Bujqësisë do t’ia ofrojë në shfrytëzim kësaj shoqate asetet e nevojshme për të zhvilluar aktivitetet.

“Sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Bujqësisë dhe shoqatës ‘Gen Vet’, për një çështje shumë me rëndësi për arritjen dhe zgjerimin e potencialeve të shoqatës ‘Gen Vet’”, ka thënë Rikallo.

Rikallo ka njoftuar se ky projekt do të zgjasë dy vjet dhe njëherësh u zotua se përkrahja në të ardhmen nga ana e ministrisë nuk do të mungojë.

“Ky projekt është nënshkruar për dy vjet dhe do ta ketë mbështetjen e gjithanshme të ministrisë në çdo aspekt. Shoqata dhe Ministria e kanë një bashkëpunim shumë të mirë, përmes së cilit është kyçur edhe me Universitetin e Ohajos dhe ne do të mundohemi që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim sa më të mirë që kjo marrëveshje të përmbushet në çdo aspekt”, ka thënë Rikallo.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Rikalo nuk ka pranuar asnjë pyetje jashtë temës së kësaj marrëveshje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme