Arbëri

Sindikata e Trepçës nuk merret vesh me MZHE-në për rritjen e pagave dhe shkarkimin e bordit

Sindikata e punëtorëve të ndërmarrjes Trepça nuk ka arritur marrëveshje me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për rritjen e pagave prej 20 për qind dhe shkarkimin e bordit dhe menaxhmentit të Trepçës, raporton KTV.

Lluka ka thënë se pagat nuk mund të rriten si pasojë e gjendjes financiare dhe bordi me menaxhment mund të shkarkohet vetëm në rast të keqpërdorimeve. Ndërsa për kërkesat sociale si njohja e stazhit, sigurimi i përjetshëm shëndetësor do të realizohen përmes një ligji të veçantë. Takimi i tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura. Derisa i pranishëm ka qene edhe nënkryetari i AKR-se, njëherësh kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtri.

Bahtiri ka thënë se do të insistojë që kërkesat e minatorëve të gjejnë zgjidhje.

Shpresa më e madhe për Trepçën vazhdon të jetë miratimi i statutit të Trepçës. I njëjti do ta kalojë Trepçën në shoqëri aksionare.