Arbëri

Gjocaj: Mungon vullneti politik e kulturor për fuqizimin e grave nëpërmjet punësimit

Descriptive Text

Fjalë boshe është i gjithë angazhimi i institucioneve për punësimin e grave. Një cilësim të tillë e ka bërë Shqipe Gjocaj, aktiviste e shoqërisë civile dhe njohëse e çështjeve gjinore.

Sipas saj, Kosova nuk ka strategji për punësimin e grave, ndërsa edhe atyre që punojnë nuk përkujdeset që të ua sigurojë të drejtat. Gjocaj ka thënë se Kuvendi duhet të propozojë që pushimi i atësisë të përfshihet me Ligjin e punës; të bëhet obligativ me së paku 3 muaj dhe të ndahet kështu në mënyrë të barabartë me pushimin e lehonisë të grave.

Qeveria duhet të fillojë me zbatimin strikt të kësaj politike dhe secili vend pune të detyrohet të zbatojë këtë ligj si politikë të rëndësishme shtetërore e pushimit prindëror. Për të siguruar zbatim efektiv, Inspektorati i Punës duhet të mbikëqyrë zbatimin dhe të marrë masat e nevojshme për ato vende pune që nuk i zbatojnë politikat e pushimit prindëror.

Ajo ka folur edhe për dekurajimin e grave nga tregu i punës që, sipas saj, vjen nga shkelja e të drejtave të grave.

Gjocaj ka thënë se pushimi i ndarë prindëror në mes të partnerëve dhe përgjegjësia e përbashkët në punë të shtëpisë dhe përkujdesja ndaj anëtarëve të familjes janë dy prej faktorëve afatgjatë që do të ndihmojnë rritjen e punësimit dhe mbajtjen e vendeve të punës në Kosovë... (intervistën e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.