Arbëri

Ministri Bytyqi i mbush bordet e universiteteve publike me militantë të Nismës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka emëruar në bordet e universiteteve publike, anëtarë të partisë së tij, Nismës Socialdemokrate.

Në vendimin që e ka marrë më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Shyqiri Bytyqi ka emëruar tre anëtarë në Këshillin Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe katër anëtarë në Këshillin Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Për gjashtë nga të emëruarit gazeta ka arritur të vërtetojë se janë anëtarë të Nismës Socialdemokrate. Madje ndaj njërit ka aktakuzë të ngritur për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Tre të emëruarit në Universitetin e Gjilanit, Emrush Thaçi, Yllka Behluli dhe Artan Haziri, janë pjesë e partisë së ministrit.

Më 1 dhjetor të vitit 2017, Nisma Socialdemokrate kishte njoftuar se i ishin bashkuar 11 anëtarë të rinj, në mesin e tyre edhe Emrush Thaçi. Ndaj Thaçit ka një aktakuzë të ngritur në vitin 2016 për keqpërdorim të detyrës zyrtare... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)