As Presidenca as Qeveria s’komentojnë deklaratat e Thaçit për mundësinë e heqjes së taksës ndaj Serbisë Foto: Koha / ilustrim

As Presidenca as Qeveria s’komentojnë deklaratat e Thaçit për mundësinë e heqjes së taksës ndaj Serbisë

07 January 2019 17:28

Mbetet e paqartë nëse autoritetet e Kosovës do të lëvizin drejt shfuqizimit të tarifës doganore 100 për qind të vendosur ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, para nisjes së fazës së ardhshme të dialogut me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme të heqë taksën ndaj importeve nga Serbia e Bosnja, në rast se ekziston një rrugë e qartë drejtë arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka njoftuar se gjatë një bisede me gazetën, The Washington Post, ai ka përmendur kërkesën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrë rol udhëheqës “në koordinimin e inputit ndërkombëtar për marrëveshjen paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia”.

Lexo edhe: Pa paralajmërim, Thaçi takoi në Berlin ambasadorin amerikan - i premtoi heqjen e taksës ndaj Serbisë

Zyra e Presidentit të Kosovës nuk ka dashur të komentojë deklaratat e presidentit Thaçi, se si ai planifikon se mund të shfuqizohet vendimi i Qeverisë për tarifat doganore 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës nuk i ka komentuar deklaratat e presidentit Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kishin prezantuar qëndrime krejtësisht të ndryshme edhe në lidhje me idenë e prezantuar nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, për ndryshimin e kufirit, si pjesë të marrëveshjes finale për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Paraprakisht, kryeministri, por edhe zyrtarët tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë këmbëngulur se taksa nuk do të shfuqizohet përderisa Serbia të mos njoh Kosovën si shtet të pavarur.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radion Evropa e Lirë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme