Rama çon në Presidencë kërkesat për dekretimin e ministrave të rinj Foto: Koha

Rama çon në Presidencë kërkesat për dekretimin e ministrave të rinj

05 janar 2019 11:58

Burime nga kryeministria bëjnë me dije se Edi Rama ka dorëzuar në Presidencë kërkesat për dekretimin e ndryshimeve në qeveri.

Ndërsa votimi i shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave të rinj pritet të ndodhë më 21 janar në Parlament, kur nis edhe sesioni i ri parlamentar, burime nga kryeministria konfirmojnë se kërkesa e depozituar në Presidencë ka të bëjë me emërimin e 8 ministrave të rinj dhe Erjon Braçes si zv/kryeministër, transmeton TCH.

Dekretimet e Metës sipas afatit kushtetues, priten të miratohen brenda 7 ditësh.

Kujtojmë se me ndryshimet që ka bërë Rama në qeveri, dy ministra të rinj janë nga Kosova.

Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme dhe Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme