Arbëri

Rashiti: Ndryshimi i kufijve si zgjidhje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë mbetet opsion

Descriptive Text

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet në Bashkimin Evropian.

Por, ende është e paqartë forma e një marrëveshjeje që siguron normalizimin dhe cilat janë mundësitë për arritjen e shpejtë të saj, në një kohë kur bisedimet mbeten të pezulluara për shkak të tensioneve mes të dy vendeve.

Të dyja palët po përballen me trysni për një marrëveshje më të shpejtë, për shkak të zgjedhjeve brenda Bashkimit Evropian, që priten me shumë shqetësime.

Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, ka thënë për Zërin e Amerikës se “mundësia për të ndryshuar kufijtë si zgjidhje për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është ende e hapur”.