Arbëri

Afera “Stenta” nis të parashkruhet

Nëse Gjykata Themelore në Prishtinë nuk shpejton në aferën e njohur si “Stenta”, pjesa më e rëndësishme e veprave penale mund të vjetërsohet dhe hetimi ndaj personave të akuzuar si kryerës mund të ndalet në mënyrë përfundimtare. Nëse gjykata vazhdon me ritmin e njëjtë trajtimin e rastit të “Stenta 3”, shumë veprime penale të përshkruara sipas aktakuzës do të vjetërsohen. Për të akuzuarit në rastin “Stenta 3” ende nuk arritur të mbahet as seanca fillestare pas gati 3 vjetëve prej ngritjes së aktakuzës, shkruan sot Koha Ditore.

Një nga veprat për disa nga të akuzuarit vetëm se është parashkruar.

Gazeta ka krahasuar të dhënat e aktakuzës me atë të Kodit Penal për veprat që i ngarkon disa të akuzuar. Së paku për tre të akuzuar njëra nga veprat është parashkruar qe dy muaj.

“Të pandehurit B. P., L. B., dhe B. Z., edhe për veprën penale - Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike nga neni 262 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzën e ngritur rreth 3 vjet më parë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)