Arbëri

Të mbijetuarat e luftës, kategoria e vetme që s’u mundësohen shërbimet shëndetësore falas

Në Kosovë besohet se rreth 20 mijë persona kanë qenë viktima të përdhunimeve gjatë luftës.

Shumica prej të mbijetuarave të kësaj dhune vazhdojnë të përballen me probleme shëndetësore që nga ajo kohë.

Ndërkohë, ato janë e vetmja kategori e ligjit për vlerat e luftës që nuk u mundësohen shërbimet shëndetësore falas brenda vendit.