Tash e 20 vjet, asnjëherë nuk u përmbush lista esenciale e barnave Foto: Koha / ilustrim

Tash e 20 vjet, asnjëherë nuk u përmbush lista esenciale e barnave

02 January 2019 10:56

Që nga paslufta në Kosovë, asnjëherë spitalet publike në Kosovë nuk kanë arritur ta përmbushin listën esenciale të barnave 100 për qind. Si rrjedhojë, vazhdimisht ka pasur mungesë të tyre dhe pacientët detyrimisht janë obliguar që gjatë trajtimit t’i blejnë vetë ato.

Rreth 30 milionë euro kanë qenë të ndara gjatë vitit 2018 për barna dhe material shpenzues në sektorin publik shëndetësor në Kosovë, shumë kjo rreth 30 për qind më e madhe se vitet paraprake.

Por, as këto mjete, siç thonë zyrtarë shëndetësorë, nuk janë të mjaftueshme për t'i mbuluar nevojat e pacientëve.

Lista esenciale varion në përqindje me furnizim, por që aktualisht është e përmbushur rreth 60 për qind.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, thotë për Radion Evropa e Lirë se lista esenciale me barna në vitin 2019, do të jetë më e përmbushur se vitet paraprake. Kjo për shkak se gjatë vitit 2018, sipas tij, janë blerë barna më të lira sesa vitet paraprake dhe është arritur që buxheti për barna të kursehet për rreth 6 milionë euro.

“Ne tashmë kemi filluar me revidimin e listës esenciale e që është parakusht të kemi një listë të përmbushur. Po ashtu, është rritur buxheti dhe kur këto dyja kombinohen, arrihen kushtet që të përmbushet lista”.

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme