Arbëri

Kosnetti i kërkon Mustafës gjithëpërfshirje në procesin e dialogut

Foto: LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka takuar Ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

Në takim u bisedua për zhvillimet politike në vend.

Mustafa, sipas komunikatës së LDK-së, e falënderoi Kosnettin për gjithë mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në etapa të rëndësishme të shtetndërtimit.

“Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për vlerësimet e LDK-së për dialogun me Serbinë. Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.