Arbëri

Heroina e vitit – Vasfije Krasniqi-Goodman

Janë dashur gati 20 vjet që bota ta dëgjojë me zë dhe figurë një prej rrëfimeve më të trishta të luftës. Vasfije Krasniqi-Goodman ka shpalosur për herë të parë historinë e saj personale të përdhunimit nga forcat serbe gjatë luftës.

Rasti i saj ka ndodhur në komunën e Vushtrrisë, në prill të vitit 1999. Ajo e kishte nisur betjën e saj për drejtësi në vitin 2012 dhe dy dhunuesit e saj, Jovica Denjanoviq dhe Djordje Bokjoviq, u dënuan me 12, përkatësisht 10 vjet burgim. Por, pas ankesave fillimisht në Apel, e më vonë në Supreme, kjo e fundit i la të lirë, duke thënë se nuk ishte vërtetuar që të njëjtit e kishin kryer veprën e rëndë. Rasti është rihapur nga drejtësia vetëm pas dëshmisë publike.

Ky fakt e ndihmoi Krasniqin edhe ta marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës, pasi që aplikacioni i saj fillestar ishte refuzuar. Kjo u shfrytëzua nga politikanët, më së shumti presidenti Thaçi, i cili i ofroi mirënjohje asaj.

Rrëfimi që tronditi Kosovën e bën zonjën Vasfije një heroinë të mbijetesës dhe shembull për të tjera gra e të tjerë burra që të flasin e të denoncojnë njërin prej krimeve më të rënda të pushtuesit serb gjatë luftës.