KEDS-i u kërkon bizneseve të investojnë në rrjet që t’u shmangen problemeve – kundërshton Oda Amerikane

Alberta Hashani Alberta Hashani 30 December 2018 22:24

Në momentin që qeveria po kërkon nga prodhuesit vendorë ta shfrytëzojnë maksimalisht masën mbrojtëse 100 përqind ndaj mallrave serbe, të njëjtit po përballen me mungesë të madhe të energjisë elektrike.

Drejtori i kompanisë për prodhimin e lëngjeve, Bashkim Osmani, tregon se përveç ndalesave nën arsyetimin se po bëhen riparime, energjia po ndalet edhe pa paralajmërim, raporton KTV.

Osmani thotë se kur ndalet energjia, e tërë lënda e parë që është në proces të prodhimit dëmtohet.

Ai ka treguar KEDS-i vazhdimisht po arsyetohet se rrjeti i sistemit të lartë të energjisë është i dobët. Atij dhe 13 bizneseve të tjera, KEDS-i u ka kërkuar që të bëjnë vetë investime.

Kohavision ka provuar të marrë një përgjigje nga KEDS-i për këtë po nuk janë deklaruar.

Arian Zeka nga Oda Amerikane e Kosovës, ka thënë se rastet kur u kërkohet bizneseve të investojnë vetë në rrjet nuk janë të rralla.

Zeka ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë duhet të vë rregull që investimet e bëra nga bizneset të mbeten në pronësi të bizneseve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme