Arbëri

Veseli: Falë dëshmorëve e veteranëve sot jemi të lirë

Descriptive Text

Sot shënohet 27 vjetori i sulmit të parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz. Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, dita e Veteranit shënohet me 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka uruar bashkëluftëtarët e tij veteranë të UÇK-së në ditën e veteranit.

Ai ka thënë se kjo ditë simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e mijëra veteranëve të UÇK-së, falë të cilave sot jemi të lirë dhe shtet sovran.

“Dita e veteranëve është ditë e madhe në kalendarin historik të Kosovës. Kjo ditë simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e mijëra veteranëve të UÇK-së, falë të cilave sot jemi të lirë dhe shtet sovran. Përgjithmonë respekt për këtë kategori të nderit dhe krenarisë kombëtare”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.