Arbëri

Bekim Jashari reagon pas vdekjes së 13 vjeçarit në aksident trafiku

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në Skenderaj, ku ka humbur jetën një djalë 13 vjeçar.

Jashari ka pyetur se edhe sa jetë tjera duhet të shuhen, që thirrja e arsyes për kujdes në komunikacion, të dëgjohet e të respektohet.

Vdes një 13 vjeçar që u aksidentua sot në Skenderaj

“I tronditur nga ngjarja e pasdites së sotme, ku vozitja e pakujdesshme ndau 13 vjeçarin nga prindërit, të thyer tashmë shpirtërisht, familja, shokët e shoqet e klasës, nga bashkëmoshatarët tjerë. Edhe sa jetë tjera duhet të shuhen, që thirrja e arsyes për kujdes në komunikacion, të dëgjohet e të respektohet? I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, dhe lutemi për jetën e motrës të së ndjerit, e cila është shtruar në spital për trajtim mjekësor”, ka shkruar Jashari në Facebook.