Avdyli: LDK-ja s'është kundër ngritjes së pagave për punëtorët shëndetësorë, Ismaili s’i beson as vetes

Avdyli: LDK-ja s'është kundër ngritjes së pagave për punëtorët shëndetësorë, Ismaili s’i beson as vetes

28 dhjetor 2018 20:22

Pas reagimit të ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar përsëri deputeti i LDK-së, njëherësh mjek, Haxhi Avdyli.

E ka quajtur “Kundër-reagim për reagimin bajat të Uran Ismailit”.

Lexo edhe: Ismaili premton sërish rritje pagash për punëtorët shëndetësorë, sulmon LDK-në

“Është tepër patetike, e manipulative e aspak për ta përshëndetur qyqarllëkun e Uran Ismailit në akuzën e tij se LDK është kundër rritjes së pagave për profesionistët shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë apo "Ministri i facebookut", Uran Ismaili, dështimin e tij dhe gënjeshtrën elektorale të krerëve të PAN-it Veseli e Haradinaj, për rritjen e pagave në shëndetësi paska provuar sonte në mënyrë infantile t'ia atribuojë LDK-së, gjoja se kjo parti është kundër ngritjes së pagave për punonjësit shëndetësor. Është aq kontradiktor sa nuk i beson askush fjalëve të tij e as ai fjalëve të tij!”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Lexo edhe: LDK: Koalicioni PAN përgjegjës për gjendjen në shëndetësi

Avdyli ka thënë se më shumë se sa të merret me LDK-në, Ministri i facebookut duhet të japë përgjigje në pyetjet si vijon:

1. Pse dështuat me menaxhimin e buxhetit të shëndetësisë për 2018?

2. Pse dështuat të vendosni qoftë edhe një bravë dere në objektin e Emergjencës së re, duke dështuar të shfrytëzoni rreth 2 milionë euro që për sivjet ishin ndarë për këtë investim? (ZERO euro investime në këtë objekt të nisur prej 2 milinë eurove të ndara!!!).

3. Si mund të krenoheni që pacientët janë larguar nga podrumet, për tu vendosur në objektin e ri të ambulancave specialistike ? Ky objekt ishte nis në vitin 2006, dhe 98% e punëve ishin kryer para se të emëroheni ministër, e punën më të madhe që e keni bërë ka qenë prerja shiritit. Por tani ska asnjë projekt të madh kapital që e ka filluar që do kryehet në të ardhmen, e që mund të krenoheni.

4. Pse dështuar të bëni qoftë edhe një hap të vetëm për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore, si në aspektin legjislativ e infrastruktoror ? Në buxhet keni pasur të lejuar rekrutimin e dhjetëra punonjësve në Fond, keni rekrutuar vetëm 5 apo 6? Si e falimentuat SISH si hallkë kryesore e sigurimeve shëndetësore ?

4. Pse shumëfishuat numrin e insulinave duke rritur shpenzimet për mbi 2 milionë euro pa evidencë të bazuar në dëshmi shkencore dhe pa fakte se numri i pacientëve është shumëfishuar?

5. Pse përkundër rritjes së buxhetit ,furnizimi i spitaleve të përgjithshme me material shpenzues është katastrofal dhe nuk shkon në mbi 40-45%?

6. Pse lista e pacientëve që po presin trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore nuk po ka fund, përkundër rritjes së buxhetit dhe "kursimeve astronomike" që i keni bërë ?

7. Pse keni mbushur spitalet me menaxher me mantela partiakë?

8. Pse keni bërë ZERO hapa drejt ndërtimit të Spitalit të Prishtinës?

9. Pse viti 2018 ju shkoi me ZERO ligje të dërguara në Qeveri , komision për shëndetësi dhe Kuvend për miratim nga Ministria që ju udhëhiqni?

10. Si ndodhi që buxheti 2019 u aprovua pa paparshikuar projeksione buxhetore për rritjen e pagave, dhe a do futeni nê grevë me kirurgët pas premtimit nëse nuk rritet paga për ta deri në qershor 2018?

Kur t'i tregoni publikut për këto dështime kapitale, do ta keni luksin të merreni edhe me LDK-në, deri atëherë, besojmë që do të bindesh edhe vet për dështimet tuaja . Ne do gëzohemi nëse arrini tua rritni pagat punëtorëve shëndetësor, e asnjeherë nuk do ishim gëzuar si ju me përjashtimet e specialistëve. Ne aspak nuk i gëzohemi dështimeve tuaja në politikëbërjen shëndetësore, sepse dështimet tuaja po vështirësojnë funksionimin e sistemit shëndetësor e po ua cenojnë shëndetin pacientëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme