Haradinaj mbron ligjin për bixhozin - i përgjigjet Thaçit për Luginën

Ridvan Hamza 28 December 2018 19:43

Me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë në detyrë, Izet Demaj, e kanë nisur mbledhjen e fundit të ekzekutivit për këtë vit.

Ndër pikat e rendit të ditës, ka qenë edhe një herë taksa 100 %, por që lidhej me një vendim të mëhershme të Qeverisë, që prekte markat ndërkombëtare që prodhohen në Serbi.

Pas kërkesave të shumta për përfshirjen në listën e produkteve që përjashtoheshin nga taksa, ministri Endrit Shala propozoi ndryshimin e vendimit.

Propozimi u miratua nga kabineti, ndërsa kryeministri bëri të ditur se nuk po planifikojnë masa të tjera ndaj shtetit serb, por megjithatë, u ankua për letrën e homologes së tij Ana Brnabiq, dërguar shteteve që e kanë njohur Kosovën.

“Unë jam i mandatuar që ta mbroj dhe ta forcoj Kosovën e 17 Shkurtit 2008”, është përgjigjur kryeministri Haradinaj, i pyetur për idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve.

Haradinaj ka folur edhe për koncept-dokumentin e Qeverisë që lidhej me industrinë e lojërave të fatit.

Synimi i Qeverisë, sipas tij, nuk është që të stimulohet kjo industri, por vetëm të futet në korniza ligjore, pasi, sipas tij, gjendja është kaotike.

“Koha Ditore”, ka raportuar se sipas koncept-dokumentit të Qeverisë, synohet të krijohen lehtësime për këtë industri, derisa janë paralajmëruar edhe ndryshime për t’u mundësuar operimin edhe kategorive të reja të lojërave të fatit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme