Arbëri

Spektakli i Thaçit me nënshkrimin e ligjeve për FSK-në, pas ceremonisë te familja Rugova

Janë më të rinjtë e Ushtrisë së Kosovë dhe janë rreshtuar për të nderuar nënshkrimin që do të zyrtarizojë të ardhmen e tyre ushtarake.

Nënshkrimi nga komandanti Suprem i FSK-së, Hashim Thaçi, i tri ligjeve të miratuara në Kuvend më 14 dhjetor, ka zyrtarizuar dhe fuqizuar mandatin Ushtarak të Forcës.

Ky proces është paraparë të zgjasë 10 vjet, raporton KTV.

I pari i shtetit ka thënë së dita e sotme është e rëndësishme për Kosovën.

Ai falënderoi aleatët, NATO-n e SHBA-në për përkrahjen që i kanë dhënë Forcës gjatë kësaj periudhe.

Pas nënshkrimit të ligjeve, presidenti Thaçi ka vizituar familjen e ish presidentit Ibrahim Rugova për siç tha ai, tu urojë formimin e Ushtrisë.

I pari i shtetit theksoi se trashëgimia shtetformuese e presidentit Rugova, ka qenë dhe është shumë e madhe në transformimin e shoqërisë kosovare në orientimin perëndimor.

Ligjet pas dekretimit nga presidenti do të publikohet në gazetën zyrtare.

Ndërkaq, e para që do të nisë strukturimin është Ministria e Mbrojtjes.

Prej momentit kur këto tri ligje hyjnë në fuqi, e brenda procesit të tranzicionit pritet të ngrihen katër komanda.

Do të krijohet Komanda e Forcave Tokësore, Komanda e Logjistikës, Komanda e Trajnimit e Doktrinës dhe Garda Nacionale.

E pas kësaj, sfidë tjetër do të jetë hartimi i planeve e dokumenteve strategjike, operacionale.