Ismaili: Nga janari reflekton rritja e pagave për punonjësit shëndetësorë, s’ka nevojë për grevë

Ismaili: Nga janari reflekton rritja e pagave për punonjësit shëndetësorë, s’ka nevojë për grevë

27 December 2018 22:30

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, nuk sheh arsye për grevën e e punonjësve shëndetësorë. Ai ka thënë se rritja e pagave do të reflektohet nga janari dhe ka kërkuar që pacientët të mos lihen keq.

"Ne e kemi ndryshuar rrënjësisht skemën. Te mjekët specialistë është rritja 100 përqind, që i bie 1200 euro. Ligji për kategorizimin e pagave kalon me Ligjin e Buxhetit. Gjatë muajit janar votohet Ligji për buxhetin që hap rrugën", ka thënë Ismaili për televizionin publik.

Kujtojmë se Buxheti i vitit 2019 ka kaluar pa u përfshirë rritja e pagave për sektorin shëndetësorë, ndërsa mjekët janë ende në grevë.

Ismaili ka kërkuar që pacientët të mos lihen keq, por të trajtohen.

Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së ka vendosur të enjten për të vazhduar grevën edhe për 48 orë.

FSSHK thotë se pas festës së Vitit të Ri, më datën 3 janar 2019, do të vazhdohet me grevë pa limit kohor deri në reflektimin e qeverisjes vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme