BSPK mbështet grevën e SBASHK-ut

BSPK mbështet grevën e SBASHK-ut

27 December 2018 15:44

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një komunikate mbështet SBASHK-un në ndërmarrjen e veprimeve sindikale- organizmin e grevës së sotme një (1) orëshe, përmes së cilës punëtorët e sistemit arsimor shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me radhitjen tepër të ulët dhe jo meritore në ranglisten e Ligjit për paga.

BSPK i përkrahë veprimet sindikale të SBASHK-ut, rreth pakënaqësive që i kanë shprehur lidhur me Ligjin për pagat dhe kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa që të reflektoj sa më shpejtë në përmirësimin e këtyre lëshimeve duke bërë plotësim/ndryshimet me kërkesat e dala nga SBASHK-u, në mënyrë që të mos përshkallëzohen pakënaqësitë dhe të na sjellin në një situatë kur i gjithë sistemi arsimor duke filluar nga çerdhet e fëmijëve e deri të sistemi universitarë të futen në grevë të përgjithshme, ashtu siç është paralajmëruar nga vetë SBASHK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme